Çelja e negociatave, Mitsotakis: Shpresoj që Macron të ndreqë gabimin

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2019, 14:38 | Politikë
Çelja e negociatave, Mitsotakis: Shpresoj që Macron të

Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis tha se shpreson që presidenti francez Emannuel Macron të heqë çdo pengesë për çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi bllokoi procesin në tetor.

“Nëse shohim kontekstin gjeopolitik, është shumë e qartë se rruga europiane duhet të mbahet e hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor’, thotë Mitsotakis, në një intervistë për “Financial Times”.

Ai e cilëson vendimin e Francës, si një gabim që duhet të korrigjohet dhe shpreh shqetësimin për përfshirjen e Moskës në rajon.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos