
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken rezultoi pozitiv me Covid në testin e fundit të kryer prej tij.
Lajmi u bë i ditur për mediat nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
Ky i fundit saktësoi se kreu i diplomacisë amerikane ka simptoma të lehta, por do të izolohet në shtëpinë e tij, nga ku do të vazhdojë të kryejë detyrat e ti në distancë. (A2 Televizion)