Navalny shpreh frikën: Mund të transferohem në burgun e sigurisë maksimale ku të burgosurve iu shqyhen thonjtë

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 15:42 | Bota
Navalny shpreh frikën: Mund të transferohem në burgun e

“Kam dëgjuar se do të më transferojnë në burgun e sigurisë maksimale në Melekhovw, ku të burgosurve u hiqen thonjtë”. Është kjo frika e Alexey Navalny-t, disidentit rus, i cili pret zyrtarizimin e dënimit të fundit, që e sheh atë në qendër të një gjyqi të ri në Rusi.

Kundërshtari i Putinit flet përmes Twitter-it për thashethemet për qendrën e burgut ku ndoshta do të transferohet.

https://twitter.com/navalny/status/1521781697133654028

“Të paktën nuk do të kem asnjë justifikim për të përdorur këto emoji”, shkruan ai duke publikuar imazhin e një dore që lyhet.

Më 22 mars, Navalny u dënua me nëntë vjet burg për mashtrim dhe me gjobë prej 1.2 milionë rubla për shpërfillje të gjykatës, ndërsa prokuroria kishte kërkuar 13 vite burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos