Sekuestrohen mbi 700 mijë maska në Itali

Nga A2 CNN
14 Mars 2020, 12:43 | Bota

Mbi 700 mijë maska, të prodhuara në mënyrë artizanale, në Romë, ishin të gatshme për t’u hedhur në treg, por janë bllokuar nga autoritetet italiane, pasi nuk përmbushnin standardet e cilësisë.

Ndërkohë, ndaj pronarit të këtij biznesi është ngritur një akuzë për mashtrim.

Që nga fillimi i shpalljes së urgjencës në Itali, ka pasur qindra aktivitete tregtare në Romë dhe provincën e saj të kontrolluara nga Guardia di Finanza për të verifikuar çmimin, por edhe cilësinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos