Sekuestrohet kokainë me vlerë 260 milionë euro në portin italian

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2021, 13:44 | Bota
Sekuestrohet kokainë me vlerë 260 milionë euro në portin

Guardia di Finanza në Reggio Calabria dhe funksionarët kundër krimit të organizuar në portin e Gioia Tauro kanë sekuestruar në më pak se një javë rreth 1300 kg kokainë, me një vlerë tregu 260 milionë euro.

Droga u sekuestrua në tre operacione të ndryshme të koordinuara nga prokuroria e Reggio Calabria.

Sipas ekspertëve, lënda narkotike ishte e një cilësie shumë të lartë dhe do të pushtonte tregjet e gjysmës së Europës nëse do të binte në duart e narkotrafikantëve.

Kokaina u gjet e fshehur në 3 kontejnerë, të mbushur me kafe, fruta ekzotike dhe mish të ngrirë që vinin nga Brazili dhe Ekuadori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos