
Policia në Reggio Calabria, në bashkëpunim me agjencinë e doganave bëjnë me dije se kanë sekuestruar 61 kg lënde narkotike të llojit kokainë në portin e Gioia Tauro.
Sipas burimeve zyrtare, kokaina e sekuestruar ishte me një cilësi tepër të lartë dhe u gjet e fshehur në dy paketime në një ngarkesë me mish të ngrirë që vinte nga Brazili.
Dyshohet se lënda narkotike kishte si destinacion kryesor tregun e Azisë lindore. Nëse kokaina do të dilte në treg vlera e saj do të arrinte në 12 milionë euro. (A2 Televizion)