
Një burrë nga Atalanta është vëën nën akuza federale në lidhje me sasinë më të madhe të heroinës të sekuestruar në shtetin e Georgias.
Antonio DeShaën Daniels, i njohur si "Freckleface Shaën," u arrestua pasi autoritetet ekzekutuan kontrolle në disa zona në Atlanta, ku dyshoheshin se ishin bazat e tij të shpërndarjes së drogës.
Në fund të operacionit u sekuestruan 170 kg heroinë, 10 kg kokainë, 8 kg marijuanë, 1 milion dollarë cash dhe 41 armë zjarri.
“Kjo është një sasi shumë e madhe droge. Asnjëherë gjatë karrierës sime 30 vjeçare me forcat e ligjit nuk kisha parë kaq shumë heroinë të kapur në Atlanta”, u shpreh agjenti special, Robert Murphy.
Sipas Murphy vlera e lëndës narkotike të sekuestruar nëse do të dilte në treg do të arrinte në 8.5 milionë USD. (A2 Televizion)