Sevilla ka harruar si fitohet, Rayo shtang Espanyol

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 08:00 | Futboll
Sevilla ka harruar si fitohet, Rayo shtang Espanyol

Sevilla dhe Valladolid ende nuk e kanë shijuar fitoren pas dy ndeshjeve të para të La Liga-s. Dy skuadrat u ndanë në barazim 1-1, në duelin e luajtur në Ramon Sançez Pizhuan.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Anuar Tuhami, në të 80-ën. Sevilla gjeti forca për të reaguar dhe barazoi me Rekik, katër minuta përpara mbylljes së lojës.

Në ndeshjen tjetër, Ivan Balliu fitoi derbin me Keidi Baren, pasi Vallecano triumfoi 2-0 në fushën e Espanyol. Palazon dhe Cis ishin autorët e golave për skuadrën madrilene, që pas barazimit në Camp Nou me Barcelonën, gjeti fitoren e parë sezonale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos