
Humbja e djeshme e gjigantit të futbollit italian dhe europian, Juventusit, që u duk totalisht i pafuqishëm përballë izraelitëve të Maccabi Haifa, duke humbur 2-0, ka tronditur ambientin e ekipit bardhezi.
Fjalët më të rënda erdhën nga presidenti Andrea Agnelli. “E dimë që duhet të ndjejmë vetëm turp, dhe t’i kërkojmë falje tifozëve që në këtë periudhë e kanë të vështirë edhe të dalin në rrugë nga talljet”, deklaroi ai.
Ai shtoi se ky për Juventusin është një “moment i vështirë, ndoshta nga më të vështirët. Por është edhe momenti i mbajtjes së përgjegjësive. Prandaj jam i pari që flas, ndjej turp dhe jam shumë i zemëruar, por e di që futbolli është një sport kolektiv ku fitojnë të gjithë së bashku, dhe humbin të gjithë.
Agnelli konfirmoi që pozicioni i trajnerit Massimiliano Allegri nuk vihet në diskutim, sepse “nuk mund të jetë faji i trajnerit kur nuk fitojmë dot një kontrast”.
Juventusi me humbjen e djeshme e ka praktikisht të mbyllur mundësinë e kualifikimi në sfidat direkte të Champions League, ndërkohë që edhe në Serie A ndodhet në vështirësi, në vend të tetë larg Napolit kryesues. (A2 Televizion)