Sezoni veror, sfida me malazezët, Kosova burim kryesor i turistëve

Nga A2 CNN
5 Maj 2021, 12:43 | Aktualitet
Sezoni veror, sfida me malazezët, Kosova burim kryesor i turistëve

Sezoni turistik këtë verë në vendin tonë pritet të shënojë një rritje krahasuar me vitin e kaluar, kur kufizimet dhe situata e pandemisë së Covid-19 ishte më e rënduar.

Por pavarësisht lehtësirave që pritet të aplikohej këtë sezon, sërish operatorët turistikë janë skeptikë për ardhjen e turistëve nga Europa.

Sipas kryetarit të operatorëve turistikë të jugut, më së shumti turistët që pritet të vijnë sivjet në jug të vendit do të jenë kryesisht shqiptarët e rajonit ato të Kosovës, maqedonas dhe nëse do të rihapen vende si Polonia dhe Çekia, që kanë masa izolimi për shkak të situatës nga Covid-19.

Sipas Bedinit, sfida e operatorëve shqiptarë, këtë sezon do të jetë konkurrenca me homologët e tyre në Mal të Zi, të cilët kanë filluar bum prenotimesh për shkak të uljes së çmimeve.

Aktualisht, i gjithë personeli i operatorëve turistike të vendit janë në proces vaksinimi kundër Covid, në mënyrë që të kemi një sezon sa më të qetë dhe të sigurt për pushuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos