
Sapo ka nisur procesi i konstituimit te kryetarëve të rinj të bashkive, të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe ata presin që të futen në zyra.
Kjo po ndodh paralelisht me heqjen e moratoriumit të tenderimeve për pushtetin vendor nga qeveria. E thënë ndryshe, kryebashkiakëve të rinj iu është hapur drita jeshile për të kryer procedurat e prokurimit, pas një bllokimi thuajse dymujor.
Vetëm për 5 muajt e parë të vitit, 61 bashkitë e vendit kishin shpallur 15.8 miliardë lekë procedura, rreth 60% më shumë se një vit më parë. Sipas të dhënave të Open Data Albania, nga mbi 2500 tenderë të shpallura, 12% ishin shënjuar me flamur të kuq, për shkak të risqeve të larta, parregullsive dhe problematikave në garë.
Pas 1 korrikut, bashkitë kanë shpallur mbi 100 tenderë me vlerë rreth 500 milionë lekë, kryesisht për shpenzime operative, por edhe për investime në rikonstruksione shkollash e godinash të tjera. (A2 Televizion)