Analisti Dritan Shano thotë se lista e personave që do të shpallen “non grata” në vendin tonë do të plotësohet edhe më tej. “Më është krijuar një ndjesi që tarikati i njerëzve non grata vetëm sa do të shtohet. Raporti është një fotografi dhe ndjesia që jep është që, nëse sot kemi 4 apo 5 “non grata”, ky tarikat do të vazhdojë të shtohet dhe do të jenë njerëz të elitës politike, mediatike dhe të biznesit. Pra njerëz të cilët në një mënyrë ose në një tjetër kanë qenë në majë të mundësive dhe duke zgjeruar mundësitë e veta kanë zvogëluar të të tjerëve. Unë do të kisha preferuar që Departamenti i Shtetit të mos na mbante në suspansë, por ta nxirrte një herë e mirë të gjithë listën”, tha Shano në Absolut 4. (A2 Televizion)
Shano: Tarikati i “non gratave” do të vazhdojë. SHBA të mos na mbajë në suspansë, ta nxjerrë të gjithë listën
