Shantazhi ndaj shokut të skuadrës, Benzema shpallet fajtor

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2021, 10:51 | Futboll
Shantazhi ndaj shokut të skuadrës, Benzema shpallet fajtor

Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, u shpall fajtor për bashkëpunim në shantazh ndaj shokut të skuadrës, Mathieu Valbuena.

Gjykatësi dënoi francezin me një vit burg, por pezulloi zbatimin e dënimit, dhe e urdhëroi që të paguante 75 mijë euro gjobë. 33-vjeçari ishte një prej pesë personave që u paditën në gjyq për shantazhin e Valbuena-s me një video me përmbajtje seksuale.

Skandali shtangu botën e futbollit në Francë dhe jo vetëm, e për pasojë, të dy lojtarët u përjashtuan nga kombëtarja e “Gjelave”. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015, kur të dy lojtarët ishin grumbulluar me kombëtaren e tyre.

Aty, Benzema i bëri presion Valbuena-s që të paguante shantazhuesit, duke punuar në fshehtësi si ndërmjetës i tyre, thanë prokurorët. Benzema gjithmonë i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se thjesht po përpiqej që Valbuena të hiqte qafe videon.

Pesë vite pas incidentit, Benzema u rikthye në kombëtare dhe luajti për Francën në Euro 2020 vitin e kaluar, por humbi Botërorin e fituar nga “Gjelat” në vitin 2018. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos