
Ish-ministri i Mbrojtjes së Meksikës, Gjenerali Salvador Cienfuegos Zepeda, është arrestuar nga autoritetet amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Angeles. Lajmin e dha në Twitter ministri i Jashtëm meksikan, Marcelo Ebrard.
Ai tha se u informua për arrestimin nga ambasadori amerikan në Meksikë, Christopher Landau.
Ende nuk dihet akuza që rëndon mbi Cienfuegos Zepeda, ndërsa vetë autoritetet amerikane nuk e kanë konfirmuar arrestimin e tij.
Cienfuegos Zepeda ka qenë ministër i Mbrojtjes në Meksikë nga viti 2012 deri në vitin 2018. (A2 Televizion)