“SHBA mbështet Ballkanin e hapur”

Nga A2 CNN
29 Prill 2022, 12:05 | Politikë

Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook foto nga takimi me Ndihmëssekretaren Amerikane të Shtetit për Europën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

“Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur. Konsideratat e Ndihmëssekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse”, shkroi Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/04/29/pas-varhelyi-ne-tirane-edhe-ndihmessekretarja-amerikane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos