
Pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi sqaroi miratimin e vendimit që redukton numrin e zyrave të Gjendjes Civile.
Sipas tij, tashmë do të jenë vetëm 150 zyra për të ofruar ato shërbime ku është e domosdoshme prania fizike e qytetarëve, ndërkohë që pjesa tjetër nga 1 maji do të jetë online, ku dokumentet që do iu duhen qytetarëve për shërbime të ndryshme do të sigurohen vetë nga institucionet publike, përmes aplikacionit e-Albania.
“Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve. Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron institucioni publik përkatës. Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrohen online, janë rreth 90 shërbime që ofrohen nga Ministria e Brendshme", tha ministri Çuçi. (A2 Televizion)