
Qeveria amerikane goditet nga një fushatë e madhe hakërimi. "Ky është një sulm i ndryshëm nga ato që kemi parë deri më tani”, shprehet Andrew McCabe, ish-zëvendësdrejtor i FBI.
Agjencia për sigurinë kibernetike dhe infrastrukturore, degë e Departamentit për Sigurinë Kombëtare, dyshon se hakerat rusë po vjedhin të dhëna nga agjencitë qeveritare, kompani private dhe entitete të tjera.
Mes shenjestrave kryesore janë Departamenti i Thesarit dhe Tregtisë. “Niveli i dëmit kombëtar e të sigurisë ekonomike mund të jetë i pamasë.” thotë Michael Daniel, drejtuesi i Aleancës për Kërcënimin Kibernetik.
Ish-zëvendësdrejtori i FBI-së, Andrew McCabe thotë se hakerat kanë hyrë në softuerin e SolarWinds, që siguron shërbimet e monitorimit të rrjeteve kompjuterike për korporatat dhe agjencitë rreth botës.
“Ky është një sulm gjenial, që u ka mundësuar të hyjnë virtualisht kudo në një produkt që përdoret gjerësisht.”
Microsoft tha se mbi 40 klientë të tij ishin shënjestruar në sulm, shumica e të cilëve në Shtetet e Bashkuara. Shtrirja e sulmit përtej softuerit problematik mbetet ende e paqartë, por ekspertët janë të alarmuar.
“Një sulmi i këtij lloji është ekuivalenti modern i fluturimit të gati të gjithë bombarduesëve rus, mbi vendin tonë.”
Të tjerë thonë se kjo është virtualisht, një deklaratë lufte e Rusisë ndaj Shteteve të Bashkuara. Presidenti i zgjedhur, joe Biden dënoi sulmin, dhe tha se do ta bënte, luftën kundër krimit kibernetik, një prioritet kryesor të administratës së tij. (A2 Televizion)