SHBA vret udhëheqësin e Shtetit Islamik

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 15:09 | Bota

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se forcat speciale kanë vrarë në Siri udhëheqësin e Shtetit Islamik, në një aksion në shtëpinë e tij.

“Falë aftësive dhe trimërisë së forcave tona të armatosura, kemi eliminuar nga fushëbeteja Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi", tha Biden.

https://a2news.com/2019/10/31/isis-zyrtarizon-liderin-e-ri-pas-vrasjes-se-al-bagdadit/

Presidenti shtoi se të gjithë amerikanët e përfshirë në operacion janë kthyer shëndoshë e mirë.

Sipas autoriteteve siriane, nga operacioni në qytetin Atmeh janë vrarë 13 njerëz gjithsej, përfshirë 6 fëmijë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/29/vdekja-e-al-baghdadit-cnn-rinderton-operacionin-e-ushtrise-amerikane-ne-3d/

A2 CNN Livestream

Latest Videos