Një pallat në Durrës është shembur rreth orës 14:30 minuta të së martës pasi kishte pësuar dëmtime në strukturë nga tërmeti i 26 nëntorit.
Për fat të mirë, ky pallat nuk u shemb gjatë lëkundjeve të forta, por mori dëmtime të shumta në kollona dhe pas vlerësimit të bërë nga ekspertët u konsiderua i pabanueshëm.
Xhenierët e Forcave të Armatosura bën shembjen e pallatit me shpërthim të kontrolluar.
Deri tani janë shembur 9 objekte në qytetin e Durrësit, ndërsa IKMT bën të ditur se do të shembë edhe 10 të tjerë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )





