Policia e Fierit ka vënë në pranga shtetasin Luftar Panahori për shembjen e urës së Darëzezës një ditë më parë.
Mësohet se 52-vjeçari Panahori me mjetin që drejtonte nuk respektoi tonazhin e parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shembur në këtë mënyrë dhe urën.
Shembja e urës së Darzezës, e cila ishte ndërtuar nga ushtria pak vite më parë pas përmbytjeve ka lënë të izoluar qindra banorë të zonës. (A2 Televizion)