Shën Valentini dhe fundjava para Pavarësisë, fluks i lartë lëvizjesh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 18:19 | Aktualitet

Dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë kanë shënuar një fluks të lartë lëvizjesh orët e fundit. Qindra automjete kanë hyrë në Shqipëri, por edhe në Kosovë.

Qytetarë të shumtë nga Shqipëria kanë zgjedhur të festojnë Shën Valentinin në Kosovë dhe gjatë pasdites janë kthyer në Shqipëri. Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e shqiptarëve të Kosovës kanë zgjedhur që fundjavën para 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë ta kalojnë në Shqipëri.

Me gjithë fluksin e lartë nuk janë shënuar radhë dhe pritje shumë të gjata, pasi policia kufitare ka punuar me procedurë të përshpejtuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos