Tërmeti, Vendet e Ulëta i dhurojnë Shqipërisë 3 milionë euro për rindërtimin

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2020, 17:38 | Aktualitet

Vendet e Ulëta dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Në prag të konferencës së donatorëve, ministri i Jashtëm Stef Blok, konfirmoi shumën që Mbretëria do të japë për vendin tonë.

“Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, ndërsa Kryeministri Rama dhe kolegu im Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie”, tha Blok.

“Vendet e Ulëta janë të përkushtuara fort që të ndihmojnë Shqipërinë në përpjekjet për rindërtim. Në solidaritet me popullin shqiptar Vendet e ulëta do të dhurojnë 3 milionë euro për rindërtimin”. (A2 Televizion)

https://twitter.com/ministerBlok/status/1228352026993733632

A2 CNN Livestream

Latest Videos