Shën Valentini, festa që pushtoi Tiranën me zemra

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 19:42 | Lifestyle
Shën Valentini, festa që pushtoi Tiranën me zemra

Kryeqyteti është zgjuar me ngjyrën e pasionit këtë të enjte. Zemrat, muzika romantike dhe trëndafilat ishin simbolet më të dukshme edhe këtë mëngjes.

Niste në qendër me një foto pranë instalacionit plot zemra pranë bashkisë e përfundonte në rrugëtimin e partnerëve pranë liqenit artificial.

Si një festë të munguar, më së shumti ata që e shijonin këtë shëtitje së bashku ishin mosha e tretë, ata që dikur nuk merrnin dhurata dhe fjalët e ngrohta u dukeshin të tepërta.

Një mesazh dashurie nga liqeni artificiali e dha edhe kreu i bashkisë Erion Veliaj, që pavarësisht se nuk e kishte në krah bashkëshorten, kishte menduar për dhuratën edhe festën sot.

Të rinjtë dukeshin më pak festivë gjatë ditës, por nata në kryeqytet duket më premtuese për ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos