
Atletico Madrid ka vuajtur shumë kundër Levantes por arrin një fitore vërtet të rëndësishme që e projekton në vend të dytë në kampionatin spanjoll.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Antoine Griezmann në minutën e 57-të , që arrin kuotën e 9 golave në sezon.
Ekipi i Diego Simeone shënoi në minutën e 12-të me Koke por goli u anulua me sistemin VAR.
Më pas, portieri Oblak ndërhyri mjaft mirë, në veçanti në rastin e lojtarit me origjinë shqiptare Enis Bardhi. (A2 Televizion)