Sherri në Kuvend, Rama: Dy të dehur nga Foltorja shanë me libër shpie, asnjë fjalë për paratë e marra nga rusët

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 15:57 | Politikë
Sherri në Kuvend, Rama: Dy të dehur nga Foltorja shanë me

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për atë që ndodhi në fund të seancës ku u miratua buxheti i vitit të ardhshëm.

Në momentin kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi mbledhjen e deputetëve për nisjen e procesit, Edi Paloka dhe Bujar Lekskaj janë konfrontuar verbalisht me kreun e qeverisë duke kaluar në ofendime banale. E gjithë kjo situatë ndodhi kur regjia e parlamentit ndërpreu sinjalin, por në momentin e rikthimit të saj, dallohet kordoni i gardës ishte vendosur në mes kryeministrit dhe deputet Paloka.

https://a2news.com/2022/11/10/buxheti-mbyllet-me-sherr-paloka-e-leskaj-shahen-me-ramen-ps-kerkon-perjashtimin-e-demokrateve/

“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për #Buxhetin2023 as PD, as PF dhe as PL (Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2milionë USD të marra nga rusët!”, shkruan Rama. “Seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit! 3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë!”.

https://a2news.com/2022/11/10/sherri-ne-kuvend-me-ramen-e-verteta-sipas-edi-palokes/

Për këtë incident, zyra e shtypit e grupit parlamentar të Partisë Socialiste njoftoi se ka kërkuar përjashtimin prej 10 ditësh të dy deputetëve demokratë. Ndërsa Edi Paloka, i pyetur nga A2 CNN mbi këtë ngjarje, u shpreh se i kthe u kryeministrit përgjigjen për ofendimet e shprehura një ditë më parë ndaj deputetëve të opozitës. Disa nga demokratët në sallë pretendojnë se edhe kryeministri iu kundërpërgjigj me fjalor banal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos