Shfrytëzonte për prostitucion të miturën, arrestohet 24-vjeçari në Durrës

Nga A2 CNN
4 Gusht 2023, 10:33 | Kronikë
Shfrytëzonte për prostitucion të miturën, arrestohet

Një 24-vjeçar është arrestuar, pas hetimeve për vrasjen e Luljeta Prezës, pasi një vajzë 15-vjeçare e proceduar penalisht për ngjarjen ka treguar para autoriteteve se ai e shfrytëzonte 32-vjeçaren për prostitucion.

Kallëzimin, e mitura, e cila është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” e ka bërë ditën e djeshme.

Kujtojmë se ditën e djeshme janë arrestuar edhe dy autorët e dyshuar të vrasjes së 32-vjeçares.

Sipas policisë, në pranga u vunë A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet, rezulton se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët e dyshuar rreth orës 01:00 të 2 gushtit, poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Sherri ndodhi pasi ata kishin konsumuar kokainë së bashku me tre vajza të tjera, mes tyre edhe 15-vjeçarja që bëri kallëzimin për bashkëjetuesin e viktimës.

22-vjeçari i arrestuar dhe 45-vjeçari Y. G. kanë goditur me thikë Prezën, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/02/identifikohet-32-vjecarja-qe-u-gjet-e-vdekur-poshte-ures-se-dajlanit-policia-eshte-vrare-me-thike/

A2 CNN Livestream

Latest Videos