Shi dhe përmbytje, lumenjtë e baltës shkatërrojnë Kretën

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2020, 21:57 | Bota

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha ditën e martë në ishullin grek të Kretës.

Dhjetëra banesa dhe makina janë përfshirë nga lumenjtë e baltës të cilat rrëmbyen çdo gjë që gjetën përpara duke shkaktuar dëme të pallogaritshme për banorët vendas.

Situata më e rënduar paraqitet në Iraklo, ku si pasojë e përmbytjeve qindra banorë janë evakuuar, ndërkohë që janë mbyllur shkollat dhe të gjitha aktivitetet e tjera.

Në disa zona, banorët janë fotografuar në çatitë e banesave të tyre në pritje të ndihmës ajrore nga shteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos