
Kitara e përdorur nga Kurt Cobain gjatë regjistrimit të koncertit mitik të Nirvana “Unplugged” në vitin 1993 u shit në ankand për 6 milionë dollarë, shifër kjo rekord për një instrument të tillë muzikor.
Blerësi i kitarës, i cili ishte i pranishëm në ankandin e organizuar në Beverly Hills të Kalifornisë, është biznesmeni Australian Peter Freedman, themeluesi i kompanisë së mikrofonëve “Rde Micophones”.
Freedman deklaroi pas blerjes së kitarës se ka si qëllim ta prezantojë atë në shumë qytete të botës dhe të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për bamirësi për botën e spektaklit. (A2 Televizion)