Këndoi për të drejtat e afro-amerikanëve, 12 vjeçari kontratë me kompaninë e njohur

Nga A2 CNN
19 Qershor 2020, 11:07 | Showbiz
Këndoi për të drejtat e afro-amerikanëve, 12 vjeçari

Një djalosh 12 vjeçar, kënga e të cilit u bë hit në protestat kundër dhunës ndaj afro-amerikanëve nënshkroi një kontratë me një nga kompanitë më të njohura muzikore amerikane.

Kënga “I just wanna live” e Keedron Bryant u postua për herë të parë online një ditë pas vdekjes së George Floyd në Minneapolis dhe tashmë është publikuar dhe nga kompania Warner Records.

https://www.youtube.com/watch?v=NbF_jwUtxsE

Prezantimi përkoi pikërisht me datën që shënon fundin e skllavërisë qindra vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Deri në këto momente kënga ka marrë me miliona klikime. Ajo është shkruar nga nëna e 12 vjeçarit dhe këndohet nga djali “a capella”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos