Shkarkohen krerët e gjykatave Korçë dhe Berat

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2018, 10:59 | Aktualitet
Shkarkohen krerët e gjykatave Korçë dhe Berat

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar kreun e Gjykatës së Korçës Admir Belishta, dhe atë të Gjykatës së Beratit, Agron Valva.

Të dy gjykatësit u gjetën në shkelje , pasi Organi i Monitorimit Ndërkombëtar kishte siguruar prova të cilat tregonin për pasuri të mëdha të vendosura nga dy krerët e gjykatave në vite.

Asnjë prej tyre nuk ka mundur t’i justifikojë ato, ndaj vendimi i KPK ka qenë absolut dhe unanim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos