Dëbimi i ambasadorit të Iranit, Trump letër Ramës: Veprimi juaj, shembull

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 08:41 | Aktualitet

Pas këshilltarit dhe Sekretarit Amerikan edhe Donald Trump ka reaguar në lidhje me dëbimin e ambasadorit të Iranit Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat të kësaj ambasade për cenim të sigurisë kombëtare.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10156051581265838

“I dashur Z. Kryeministër: Faleminderit për përpjekjet tuaja të palëkundura duke iu kundërvënë Iranit dhe duke iu kundërpërgjigjur veprimeve e përpjekjeve të tij destabilizuese për t’u mbyllur gojën disidentëve anembanë globit. Lidershipi i treguar nga ju me dëbimin e Ambasadorit të Iranit nga vendi juaj është shembull i përpjekjeve tona të përbashkëta për t’i treguar qeverisë iraniane se veprimet e saj terroriste në Evropë dhe përreth botës do të kenë pasoja të rënda. Shqipëria ka qenë gjithmonë një mike e madhe e Shteteve të Bashkuara dhe unë mirëpres rritjen e partneritetit tonë, ndërsa ballafaqohemi me çështjet e shumta të rëndësishme që të dy vendet tona hasin. Sinqerisht, Donald Trump”, mbyllet letra e Trump dërguar Ramës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos