“Diplomatët iranianë komplotuan sulme terroriste në Shqipëri!”

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 08:32 | Aktualitet
“Diplomatët iranianë komplotuan sulme terroriste në

Shqipëria dëboi të mërkurën ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia dhe një diplomat të kësaj ambasade për cenim të sigurisë kombëtare.

I pari që reagoi për këtë vendim të Tiranës zyrtare ishte këshilltari i Trump John Bolton i cili njofton në një postim në rrjetet sociale vendimin e qeverisë shqiptare duke mbështetur kryeministrin Edi Rama.

Por Shtete e Bashkuara nuk e mbyllën me kaq reagimin e tyre. Pak më vonë ishte edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili në një postim në Twitter shkroi se diplomatët iranianë komplotuan sulme terroriste.

https://twitter.com/SecPompeo/status/1075507758332592128

“Unë përgëzoj dëbimin nga kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet europiane kanë penguar tre komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit derisa të ndryshojë sjelljen destruktive”, shkroi Pompeo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos