Shkencëtarët francezë: Omicron është 105% më i transmetueshëm se Delta

Nga A2 CNN
9 Janar 2022, 10:51 | Bota
Shkencëtarët francezë: Omicron është 105% më i

Varianti Omicron i COVID-19 mund të jetë 105 për qind më i transmetueshëm se Delta. Në këtë përfundim ka arritur një studim i fundit i shkencëtarëve francezë.

Studiuesit përdorën modele statistikore për të vlerësuar transmetimin e variantit Omicron në Francë duke përdorur teste të shqyrtimit të varianteve specifike dhe renditjen e plotë të gjenomit.

Studimi, i cili u publikua në faqen medRxiv dhe që ende nuk është rishikuar nga kolegët, analizoi 131,478 teste në Francë nga 25 tetori deri më 18 dhjetor 2021.

https://a2news.com/2022/01/05/studimi-omicron-ndalon-ne-fyt-dhe-mbron-mushkerite/

Rezultatet treguan se tek të rinjtë, prevalenca e infeksionit me variantin Omicron ose variantin Alfa ishte më e lartë se ajo e variantit Delta.

Në zonat më me rrezik të lartë në Francë, studiuesit zbuluan gjithashtu se numri i infeksioneve me dy variantet e mëparshme u rrit ndjeshëm me kalimin e kohës.

Bazuar në këto gjetje, studiuesit krahasuan infektivitetin e virusit tek njerëzit e infektuar me variantin Omicron ose Alpha me transmetueshmërinë tek njerëzit me variantin Delta gjatë një periudhe 21-ditore dhe diferenca ishte afërsisht 105 për qind.

https://a2news.com/2022/01/07/studimi-shpresedhenes-omicron-do-shkaktoje-99-vdekje-me-pak-se-delta/

Omicron u përcaktua si një variant "shqetësues" nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në nëntor, sepse studimet e mëparshme treguan se ishte më i transmetueshëm dhe më rezistent ndaj trajtimit sesa variantet e tjera të COVID-19, përfshirë Delta, me njerëz më të rrezikuar për t'u infektuar ose riinfektuar edhe kur je plotësisht i vaksinuar.

Studimet e fundit tregojnë se Omicron ka më pak gjasa të sëmurë rëndë njerëzit në krahasim me variantet e mëparshme.

Disa studime paraprake kanë treguar gjithashtu se Omicron është në gjendje të mbërthejë traktin e sipërm respirator më lehtë se varianti Delta, por është më pak efektiv në infektimin e mushkërive. Kjo mund të ndihmojë në shpjegimin pse është më ngjitës dhe vdekshmëria e tij më e ulët në krahasim me Deltan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos