Shkodër, polici aksidenton për vdekje çiklistin

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 19:21 | Kronikë
Shkodër, polici aksidenton për vdekje çiklistin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak më parë në aksin Koplik - Shkodër.

Një punonjës i policisë ka aksidentuar për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Aksidenti është regjistruar në fshatin Shtoj i Ri. Viktima është 49-vjeçari me inicialet A.Sh.

Policia ka arrestuar punonjësin e policisë Gj.Gj., i cili po drejtonte mjetin tip “Fiat”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos