Shkon në 35 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Nga A2 CNN
26 Janar 2020, 11:22 | Bota
Shkon në 35 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi

Shkon në 35 numri i viktimave pas tërmetit me magnitudë 6,8 i shkallës Rihter që goditi Turqinë, ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë nga rrënojat, pavarësisht temperaturave të ulëta.

Efektivë të emergjencave po përdorin ç’është e mundur për të nxjerrë prej andej gjithkënd që mund të jetë ende poshtë rrënojave.

Sipas autoriteteve turke, janë shpëtuar 45 persona, ndërkohë që më shumë se 20 të tjerë mbeten ende nën rrënoja.

Sipas Agjencisë turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave, 31 prej viktimave janë gjetur vetëm në provincën e Malatya. Mbi 1600 numërohen të lënduarit.

700 lëkundje të tjera shoqëruan tërmetin e së premtes, epiqendra e të cilit ishte në Sivrice të provincës Elazig. Lëkundje të forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Siri, Liban dhe Iran.

Pas situatës emergjente, institucionet do të nisin vlerësimin e dëmeve, edhe në ndërtesat e godinat e tjera, të dëmtuara nga lëkundjet e tërmetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos