
Tërmeti me magnitudë 6,8 që goditi Turqinë ditën e premte ka shkaktuar deri tani 31 viktima, ndërkohë që më shumë se 1600 persona të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave të fundit.
Epiqendra e tërmetit ishte në Sivrice të provincës Elazig. Shumë ndërtesa u shkatërruan, duke zënë brenda banorët. Sipas autoriteteve turke, janë shpëtuar 45 persona, ndërkohë që më shumë se 20 mbeten ende nën rrënoja.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Siri, Liban dhe Iran.
Tërmetet janë të zakonshme në Turqi. Rreth 17 000 persona humbën jetën nga një tërmet i fortë në Izmit në vitin 1999. (A2 Televizion)