Skadimi i mandateve 3-vjeçare, KLGJ thirrje gjyqtarëve për tre vende në Këshill: Bëhuni ndryshimi!

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 15:23 | Aktualitet
Skadimi i mandateve 3-vjeçare, KLGJ thirrje gjyqtarëve për tre

Këshilli i Lartë Gjyqësor fton gjyqtarët të garojnë për të qenë pjesë e anëtarëve të këtij Këshilli. Bëhet fjalë për tre pozicione të anëtarëve që përfaqësojnë gjyqësorin, mandati 3-vjeçar i të cilëve mbaron në muajin dhjetor.

“Mos hezito! Bëhu pjesë e ndryshimit që nisi me reformën në drejtësi”, thuhet në thirrjen e KLGJ, që i dedikohet veçanërisht gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.

Shprehja e interesit dhe dokumentacioni shoqërues dorëzohet në Gjykatën e Lartë dhe afati i fundit i kandidimit është data 3shtator 2021. Tre anëtarët nga radhët e gjyqësorit, të cilëve iu mbaron mandati në dhjetor janë Brunilda Kadi, Ilir Toska dhe Mehdi Bici.

Në të njëjtin muaj iu mbaron mandati edhe dy anëtarëve të zgjedhur nga trupa e pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë dhe Magjistraturës, Erjon Muharremaj dhe Maksim Qoku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos