Një zjarr i madh ka shkrumbuar një apartament në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur para 30 minutave ku si pasojë e një qarku të shkurtër në linjën e korrentit, ka marrë flakë fillimisht kasa elektrike e apartamentit dhe më pas e gjithë shtëpia duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar PMNZSH, e cila arriti të vendosë nën kontroll flakët. Veç dëmeve materiale nuk ka patur dëme në njerëz. Banesa i përket shtetasit Sandri Toska. (A2 Televizion)











