Shkrumbohet nga zjarri një biznes në Përmet

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 21:21 | Kronikë
Shkrumbohet nga zjarri një biznes në Përmet

Një dyqan me konfeksione është përfshira nga flakët mbrëmjen e së premtes në qytetin e Përmetit.

Në momentin e zjarrit, dyqani në pronësi të shtetasit A.J. i vendosur në lagjen "Naim Frashëri" ka qenë i mbyllur dhe për pasojë nuk ka shkaktuar të lënduar, por vetëm dëme të mëdha materiale.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos