Vranë e groposën familjaren, Faik dhe Shkëlzen Buçi kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 16:02 | Kronikë
Vranë e groposën familjaren, Faik dhe Shkëlzen Buçi

Faik dhe Shkëlzen Buçi, babë e bir, të dënuar me 50 vjet burg në total nga Apeli i Tiranës për vrasjen e familjares së tyre, Eglantina Buçi, kundërshtojnë dënimin në Gjykatën e Lartë. Babai dhe vëllai i gruas së vrarë prej tyre në vitin 2012 e më pas groposur në Malin e Gropa, kërkojnë prishjen e dënimit, duke pretenduar pafajësi.

Dënimi me nga 25 vite burg për Faik e Shkëlzen Buçin mori formë të prerë në Apel në nëntor të vitit të kaluar. Vrasja e 23-vjeçares, Eglantina Buçi, u zbardh në vitin 2020, 8 vjet pas krimit, pas dëshmisë së një bashkëpunëtori të drejtësisë. Sipas hetimit, për shkak të largimit nga shtëpia pas një konflikti, e reja u mor në makinë nga vëllai i saj dhe me kërkesë të të atit u ekzekutua, si edhe iu fsheh trupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos