
Banka më e
madhe gjermane “Deutsche Bank” pritet të shkurtojë më shumë se 20 mijë vende
pune, pjesë e planit të ristrukturimit të saj ose thuajse 1/5 e 91.500
punonjësve, kryesisht në degët e saj në Nju Jork dhe Londër.
Të premten e 5 korrikut, drejtuesi i Bankës së Investimeve dha dorëheqjen, një
shenjë kjo që sipas ekspertëve të fushës paralajmëron ndarjen e kapitalit të saj,
pasi “Deutsche bank” është një nga huadhënëset më të mëdha të Gjermanisë dhe
një plan ristrukturimi i saj, në shumën e miliarda dollarëve, mund të çojë në
rënie të aksioneve në bursë.
Pavarësisht shkurtimeve, bordi drejtues i bankës po shqyrton edhe mundësinë e krijimit të një koorporate bankare të ndarë, për të vijuar me shërbimet ndaj klientëve. Sipas analistëve, plani për shkurtimin e mbi 20 mijë vende pune, do t’i kushtojë bankës 5 miliardë euro. (A2 Televizion)