
Interi ka arritur të fitojë 1-3 në transfertë ndaj Cagliarit në ndeshjen e parafundit të Serie A, duke bërë që titulli të vendoset në javën e fundit në Itali.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të zikaltërve, të cilët kaluan në avantazh me anë të Darmian në minutën e 25-të. Edhe pjesa e dytë nisi sërish me gol për skuadrën e Inzaghi-t, ku këtë herë realizoi Martinez në minutën e 51-të. Vetëm dy minuta më pas, Cagliari hapi sfidën me një gol të shënuar nga Lykogiannis. Megjithatë, 6 minuta nga fundi, Martinez vulosi rezultatin dhe suksesin e Interit në këtë transfertë.
Me këtë fitore, Interi ndodhet 2 pikë larg Milanit të vendit të parë, të cilët fituan më herë këtë të diel 2-0 ndaj Atalanta-s në San Siro. Në javën e fundit, Milani do të udhëtojë në transfertë ndaj Sassuolo-s, ndërsa Interi do të presë në San Siro Sampdoria-n.
Në anën tjetër, Cagliari është tashmë me një këmbë në Serie B, pasi për ta nuk do të mjaftonte një fitore në javën e fundit ndaj Venezia-s. Në rast se Salernitani triumfon ndaj Udinese-s, Cagliari është në Serie B. (A2 Televizion)