Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2019, 08:12 | Aktualitet
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme edhe në Laç

Kryeministri Edi Rama ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit.

Ky qytet ka pësuar shumë dëme nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

https://a2news.com/2019/11/27/7-pallateve-ne-lac-u-vendoset-shirit-si-te-pabanueshem/

“Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimeter. Në këtë rast na përputhen shqetësimet dhe idetë. Ne sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program”, tha Rama gjatë mbledhjes së qeverisë mëngjesin e së premtes.

Rama ftoi opozitën po ashtu që të ketë dy përfaqësues të saj në strukturën që po menaxhon fatkeqësinë natyrore.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/28/basha-kerkon-te-shpallet-gjendja-e-fatkeqesise-natyrore-dhe-ne-lac/

A2 CNN Livestream

Latest Videos