Është shpallur fituesi i zgjedhjeve të 14 majit në Bashkinë e Vorës. Mësohet se, pas numërimit elektronik, fitues rezulton Blerim Shera, kandidat i Partisë Socialiste.
Shera triumfoi në garën e 14 majit ndaj kandidatit të opozitës "Bashkë Fitojmë", Indrit Hoxha.
Kandidati socialist, Blerim Shera ka marrë 9638 vota, ose 73.5 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës, Indrit Hoxha ka marrë 3471 vota, ose 26.5 për qind të votave.

Sipas të dhënave rezulton se, në këtë bashki kanë votuar 42.10 për qind e qytetarëve nga 30.822 në total. (A2 Televizion)