Vinin nga Britania e Madhe me “xhepat” plot me para, i sekuestrohen dhjetëra mijëra paunde në Rinas

Nga A2 CNN
28 Gusht 2020, 11:37 | Kronikë

Policia Kufitare i ka sekuestruar dhjetëra mijëra paunde dy shtetasve që po hynin në kufirin shqiptar nga aeroporti “Nënë Tereza”, të ardhur nga Britania e Madhe.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet E.K. dhe L.S. që me vete mbanin me vete sasi të konsiderueshme parash të padeklaruara, përkatësisht 10 mijë dhe 31 mijë paunde.

Paratë e sekuestruara

Personave iu sekuestruan paratë, siç parashikohet nga neni 179 i Kodit Penal. Paratë e padeklaruara në kufi shihen nga forcat e rendit si fenomen në rritje në vendin tonë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos