Shpërndarja e ndihmës, a po e përfitojnë të gjithë?

Nga A2 CNN
23 Prill 2020, 18:03 | Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se që prej datës 21 prill po vijojnë aplikimet për përfitimin nga paketa e dytë financiare. Janë 176 mijë qytetarë, mes tyre 100 mijë biznese të vogla, që pritet të marrin një pagesë prej 40 mijë lekësh secili, që do të jenë të vlefshme deri në fund të majit. Deri më tani, kanë aplikuar 18 mijë biznese, ku 884 prej tyre janë refuzuar nga Administrata Tatimore. Tatimet shpjegojnë se bizneset apo individët që nuk janë pranuar, mund të paraqesin ankesat përmes një formulari, ku të japin edhe të dhënat përkatëse. Për të diskutuar pikërisht mbi ndikimin e dy paketave financiare të qeverisë për përballimin e situatës së koronavirusit, por edhe për nismën më të fundit, atë të amnistisë fiskale, i ftuar në A2 Business: Enea Janko, ekspert për ekonominë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos