
Një punonjës i Kompanisë së Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike mbeti i plagosur në Prishtinë, si pasojë e një shpërthimi në një nënstacion elektrik.
KED-s bën të ditur se gjatë procesit të rregullimit të avarie që furnizon një pjesë të lagjes Ulpiana, ka ndodhur një aksident në nënstacionin Prishtina 6 110/10KV.
“Si pasojë e këtij aksidenti një punëtor i KEDS është lënduar. Fatmirësisht, sipas informative që kemi marrë nga emergjenca punëtori ynë është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.
Tashmë, disa zona të Prishtinës janë pa energji, ndërkohë që KEDS njofton se vijon puna për rregullimin e avarisë. (A2 Televizion)