
Të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë industriale në Hjuston të Teksasit.
Shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta, megjithatë autoritetet kanë bërë të ditur se nuk dyshohet që ai të ketë qenë i qëllimshëm.
Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa vala goditëse është ndjerë disa kilometra larg. Disa ndërtesa të tjera pranë shpërthimit pësuan dëmtime.
Në një postim në Twitter, policia i kërkoi banorëve që të shmangnin zonën, ndërsa grupet e kërkim shpëtimit mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes. (A2 Televizion)