Tërmeti në Turqi, Rama: I jemi pranë popullit, lutemi që Zoti t'u japë forcë

Nga A2 CNN
24 Janar 2020, 23:39 | Bota
Tërmeti në Turqi, Rama: I jemi pranë popullit, lutemi që

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter për tërmetin me të paktën 15 viktima që goditi të premten Turqinë.

"Shumë e trishtueshme fatkeqësia që ra mbi Turqinë mike prej një tërmeti të rëndë, ku janë shënuar edhe jetë të humbura! I jemi pranë popullit turk dhe lutemi që Zoti t’u japë autoriteteve të vendit dhe Presidentit @RTErdogan të gjithë forcën për ta përballuar këtë tragjedi", shkruan Rama.

Tërmeti me magnitudë 6.8 rihter goditi pjesën lindore të Turqisë mbrëmjen e së premtes, duke shkaktuar të paktën 15 të vdekur, qindra të plagosur dhe shumë ndërtesa të shembura.

Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra në veri të qytetit Doğanyol, me një thellësi 2 kilometra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos