
Deklaratat e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Elbasani për mundësinë e skualifikimit të disa kandidatëve për deputetë për shkak të problemeve që mund të kenë me ligjin apo figurën e tyre për shitblerje të votës, për drejtuesin politik të Partisë Socialiste të këtij qarku, janë shqetësime që nuk kanë të bëjnë me forcën që ai përfaqëson.
Në lidhje me deklaratën për mundësinë e skualifikimit të disa kandidatëve, Balla shprehet se lista e kandidatëve për deputetët e PS-së për qarkun e Elbasanit është definitive nga ana matematikore.
Ndërsa sa i takon shqetësimit tjetër të ambasadores për shitblerje të votave dhe synimit të socialistëve për të marrë 8 deputetë në qarkun e Elbasanit, të cilët nuk i kanë marrë as në ditët më të mira të PS-së, i rendituri i tetë i listës në këtë qark, jep këtë përgjigje.
“Kushdo që shet votën bën gabim të madh, sepse heq dorë nga vendimmarrja e tij. Unë nuk e di kush janë ditët për ju, dita më e mirë për Partinë Socialiste do të jetë 25 prilli, kjo është e sigurt”, shprehet Balla. (A2 Televizion)